Kosova
Deputetja gjermane kërkon që Serbia të heqë dorë nga Kosova

Deputetja gjermane Sevim Dagdelen, gjatë një interviste për “DW”, ka thënë se Bashkimi Europian po pret që Serbia të heqë dorë nga Kosova, gjë e cila po e shtyn politikën e zgjerimit dhe po nxit ndikimin e Rusisë në Ballkan.
“Qëllimi është që Serbia duhet të detyrohet që të tërhiqet nga Kosova. Për këtë arsye po përdoren negociatat për anëtarësim dhe këtu BE-ja shkel kriteret e veta.
Performanca e tillë e institucioneve të BE-së nuk është e bazuar në asgjë, sepse ka ende shtete anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës,” është shprehur deputetjë gjermane.




