Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti ka marrë sot pjesë në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Korçës.

Gjatë fjalës së saj në “Foltoren” e Berishës me demokratët, deputetja Sorina Koti i ka kërkuar ish-kryeministrit të udhëheqë PD-në në rrugën drejt fitores.

“Jemi në një pikë delikate. Kemi përplasje të brendshme. Nuk do doja kurrë që demokratët të ishin në këtë situatë. Është pikë e vështirë.
Po iu kërkoj ju si themelues i PD, si një nga njerëzit që e keni udhëhequr në vitet e suksesit, ju kërkoj një rrugëzgjidhje. Një forcë që PD të ngrihet në pushtetin e saj. Të gjithë besojmë në atë logo, forca jonë është bashkimi. PD është më e rëndësishme se çdo gjë”-tha Sorina Koti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *