Përgatitjet për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump janë në një “fazë të avancuar”, tha sot një ligjvënës i lartë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.
Sipas RIA, Leonid Slutsky, kreu i komitetit të çështjeve ndërkombëtare në Dumën e Shtetit, tha se takimi mund të zhvillohet në shkurt ose mars.
Trump dhe Putin kanë thënë të dy se duan të kenë një takim, axhenda e të cilit mund të përfshijë kontrollin e armëve bërthamore dhe çmimet globale të energjisë, si dhe synimin e deklaruar të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Slutsky tha gjithashtu se pret që të dy udhëheqësit të bisedojnë për situatën në Lindjen e Mesme.
“Kjo punë kërkon përgatitje serioze, e cila aktualisht është në një fazë të avancuar,” tha ai.
Slutsky nuk pranoi të flasë për detaj se kur mund të zhvillohet takimi.
“Shkurt ose mars, le të mos bëjmë supozime dhe le t’u japim liderëve mundësinë që të përgatiten për të në një mënyrë adekuate dhe gjithëpërfshirëse, por do të jetë së shpejti,” tha ai, sipas RIA./vizionplus.tv