Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri kërkoi sqarime nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja te mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti publikoi një video, për të cilën tha se ka arritur ta sekuestrojë nga kamerat e sigurisë në disa biznese në zonën ku ndodhi atentati. Ai u shpreh se nga pamjet konstatohet që kanë qenë dy autorë, njëri ishte pajisur me një kapele, ndërsa i dyshuari tjetër i krimit, ishte pa kapele.

“Lidhja me krimin është e vetmja përgjigje që japim. Krimi frikëson, por nuk ju mjafton as Roshi dhe as bandat e Damian nga Veriu në Jug. Po le të futemi në temë. Ju kujtoj atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, dhe unë këtu jam për lotët e atij babait që erdhi me takoi e kërkon nga ju zbardhjen e vrasjes. A keni pasur informacione ju për këtë ngjarje, që do të kishte një përplasje mes bandave në Durrës. Se policia punon me informacione. E pranoj se në Lazarat ka pasur drogë, por të siguroj se në Mirditë ka dyfishin e asaj droge. OFL-në coja deputetëve që kanë ardhur në Parlament në pranga në duar.”

Mes të tjerash, Valteri deklaroi se policia nuk po vepron dhe nuk po bën asgjë për të gjetur kriminelët e për të zbardhur plotësisht ngjarjen, pasi sipas tij, pas këtyre krimeve fshihen komandantët e tyre.

“Ju jeni bërë kapter i rëndësishëm i kësaj qeverie. E pranoj se në Lazarat ka pasur drogë, por të siguroj se në Mirditë ka dyfishin e asaj droge. OFL coja deputetëve që kanë ardhur në parlament në pranga në duar. Pse askush nuk po merret me cështjen e Redjan Rajës, atë me kapele e gjetët, atë pa kapele nuk e gjeni dot. Ju e keni karamelen në fyt, pengohet zbardhja e kësaj ngjarje për shkak se keni frikë se pas kësaj fshihen ata që ju komandojnë  juve.”

Në përgjigje të deputetit që publikoi videon, kryeministri Edi Rama iu drejtua duke i thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe se këto sekrete hetimore duhet t’i kishte çuar në prokurori. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *