Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 April 2026
Vizion fokus

Rama në Barcelonë për samitin ndërkombëtar “Në Mbrojtje të...

Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet...

Protesta e opozitës, 22 të shoqëruar, 11 të arrestuar

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe...

Trump: Armëpushimi me Iranin mund të përfundojë nëse nuk...

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh djegia e...

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng...

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në...

FOTO/ Çanta të mbushura me molotov, ndalohen 4 protestues

Noka: Nuk do të ndalemi, qeveria i ka ditët...

Deputeti i PS e pranon: Policët të ngathët, disa drejtorë kanë…

29 Qershor 09:35

Dalja publike e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi për krimin në vend shkaktoi reagime të shumta, për faktin se mohoi që përgjegjësia për këtë të jetë vetëm e Policisë së Shtetit. Por për deputetin e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, policia nuk duhet të ngjajë me një zjarrfikëse, që vepron vetëm kur ndodh ngjarja.

 

Në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, përballë gazetarit Thimi Samarxhiu, anëtari i Komisionit të Sigurisë tha se efektivët që janë në terren duhet të bashkëpunojnë për të mbledhur informacione për elementët kriminalë.

 

“Edhe Policia e Shtetit ka përgjegjësinë e saj. Policia nuk duhet të kryejë rolin e zjarrfikësit, të vihet në lëvizje vetëm kur ndodh krimi. Duhet edhe të parandalojë, duhet të marrë masa parandaluese. Këto bëhen me një punë dinamike, me një punë të pandërprerë të punonjësit të policisë që është në rrugë. Duhet të kenë informacion për individë me precedentë kriminalë apo që kanë armë. Këtë informacion nuk e merr dot polici nëse punon i shkëputur. Në shumë situata policia gjendet e papërgatitur. Edhe kupola e policisë, do të ketë një ristrukturim të policisë sepse vijmë pas një periudhe zgjedhore. Është momenti ku policia duhet të kryejë një rol shumë efikas. Nuk duhet pritur që të ketë ngjarje të tilla të tjera, por duhet të ketë veprim të menjëhershëm, duhet të kemi një punë me eficente, një dinamikë më të re.”

 

Duke pranuar se disa uniforma blu janë të ngathët në punën e tyre e se disa drejtorë janë të lidhur me interesa të ngushta, Qefalia shtoi se ka oficerë të zotë që mund të bëjnë punën shumë mirë.

 

“Ngjarjet pasojnë njëra-tjetrën dhe është shumë e vështirë të kapësh fillin e të vendosësh sigurinë. Ka oficerë profesionistë që duhet të vihen me doemos në krye të komisariateve, drejtorive. Nuk kemi një polici të politizuar, por kemi veprime të punonjësit të policisë të ngathta. Ka ende drejtues policie që kanë interesa të ngushta. Nuk ka pse të ndërhyjë oficeri i policisë për të ndarë plazhin apo rërën.”

 

Këshillën për të krijuar një strukturë policore më dinamike, Xhemal Qefalia ia dha edhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Uncategorized Vendi
Tagged:
7 pa 5 policia Ristrukturim Thimi Samarxhiu Vizion Plus Xhemal Qefalia

Nga e njëjta kategori

Rama në Barcelonë për samitin ndërkombëtar “Në Mbrojtje të Demokracisë”

më shumë...

Protesta e opozitës, 22 të shoqëruar, 11 të arrestuar

më shumë...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

më shumë...

Trump: Armëpushimi me Iranin mund të përfundojë nëse nuk arrihet një marrëveshje deri të mërkurën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:21

Rama në Barcelonë për samitin ndërkombëtar “Në...

10:11

Vetëm 20 minuta jashtë në mëngjes mund...

9:23

Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do...

9:04

Protesta e opozitës, 22 të shoqëruar, 11...

8:55

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e...

8:38

Trump: Armëpushimi me Iranin mund të përfundojë...

8:26

“Merr kohë për veten”, parashikimi i yjeve...

8:22

Ministri Lamallari viziton në spital policët e...

1:32

Klodi takohet me bashkëshorten: Kur të dal...

1:25

25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e...

12:38

Indri i dyzuar për lidhjen me Vanesën:...

12:27

Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam...

12:16

3 fermerë në televotim, kush largohet ditën...

11:44

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh...

11:39

Gati për tu përballur me sfidën, kush...

10:40

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh...

10:37

“Soni shkon në club, unë në festivale”,...

10:27

Zbulohet arsyeja, ja pse Jonida Maliqi u...

10:16

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të...

10:05

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka...

Më të klikuarat

  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • “Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti...
  • Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin ja...
  • “Ka fantazma”, okultisti tregon vendin mistik në...
  • “Soni shkon në club, unë në festivale”, Jonida M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.