E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Deputeti i prekur me koronavirus, reagon Rama: I lutem të ndjekë këshillat e mjekëve

Kryeministri Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë deputetit Adriatik Alimadhi, i cili deklaroi këtë të premte se ai dhe bashkëshortja e tij janë të infektuar me COVID-19.

 

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë u shpreh se i mirëkupton kritikat dhe akuzat që Alimadhi lëshoi ndaj tij. Ai i lutet që të ndjekë këshillat e mjekëve dhe të mos “stresohet” për “armët” që do të përdoren kundër koronavirusit.

 

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”, shkruan Rama.

Më shumë video

Reklamë