E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Deputeti i PD: Policia nxiton të arrestojë protestuesit por jo Balilin

Deputeti i PD, Klevis Balliu i bëri apel kryeministrit Rama që të bisedojë me banorët e Unazës së Re.

 

Nga Spitali Ushtarak, ku vizitoi protestuesit e lënduar në protestë, Balliu tha se banorët po nxirren padrejtësisht nga shtëpia për një tender korruptiv të qeverisë.

 

Reklamë

Duke shprehur keqardhje për banorët dhe efektivët e plagosur, deputeti i PD u shpreh më tej se Rama duhet të mbaj përgjegjësi.

 

Balliu theksoi se policët e kishin me aq nxitim që të arrestonin një protestues ndërkohë që për të kapur Klement Balilin dhe miqtë e këtij të fundit askush nuk nxiton.

 

“Përgjegjës për këtë ku përplasen qytetarë me polica, pasojat i marrin qytetarët, ndërkohë që Rama mbush xhepat. Janë shoqëruar disa persona. Drejtorat e policisë, ministri dhe Rama duhet të mbajë përgjegjësi. Protestuesi që u arrestua këtu është djali i zonjës që është në gjendje më të rëndë këtu. E kishin me kaq nxitim për të kapur një protestues dhe nuk nxiton asnjëri për të kapur balilin dhe miqtë e Balilit.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë