Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e...

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë...

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në situatën e...

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

Deputeti i PD kundër Primareve, Xhaferaj: Axhenda e Berishës për interesa personale dhe jo të demokratëve

19 Shkurt 15:56

Deputeti demokrat i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, është ndër të paktët deputetë që refuzoi të bëhet pjesë e primareve.

Në një intervistë për Vizion Plus, Xhaferaj shpjegoi se, tre muaj para zgjedhjeve, PD nuk ka nevojë për primare, por ka nevojë të forcojë strukturat, të takojë qytetarët dhe të punojë për të fituar zgjedhjet e 11 majit, pas 12 viteve në opozitë.

Xhaferaj ka shpjeguar se gjatë muajve të fundit, disa prej vendimeve më të rëndësishme i shërbejnë kryetarit të PD, Sali Berisha, por jo demokratëve, duke sjellë si shembull ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këtë moment, Xhaferaj beson se PD duhet të kishte luftuar për hapjen e plotë të listës së kandidatëve për deputetë.

“Mënyra se si janë marrë vendimet deri tani ka konfirmuar se i shërbejnë një agjende personale, nuk i shërbejnë një agjende për demokratët. Nuk kishte asnjë arsye që PD të binte dakord për një Kod Zgjedhor që 30% të listës e mban të mbyllur”, tha Ferdinand Xhaferaj.

Deputeti i Durrësit kritikoi edhe mënyrën se si kreu i PD, Berisha, caktoi drejtuesit politikë në 12 qarqe.

“20 drejtues politikë që u caktuan pa asnjë lloj analize. Unë e kuptoj që në politikë duhet të funksionojë kriteri i besnikërisë, por ky nuk duhet të jetë përcaktues. Duhet të ketë edhe kritere të tjera, si kontributet, etj. Besnikëria ndaj kryetarit të partisë është kriter, nuk kam asnjë gjë kundër, por problemi që kam është se çfarë pakete tjetër kriteresh duhet të funksionojë që përzgjedhja të ishte më e mirë”, shtoi ai.

Sipas Xhaferajt, demokratët duhet të kishin qëllim vetëm fitoren në 11 maj, duke theksuar se deklaratat kundër SPAK-ut nuk i shërbejnë këtij qëllimi.

“Si mund të deklarosh për axhendën tënde personale: ‘Unë do e shkrij SPAK-un’? Kjo nuk ndihmon. Unë e mirëkuptoj, por Shqipëria e ka të domosdoshme ndryshimin dhe PD, kjo vlerë e Shqipërisë, e ka të domosdoshme të shprehet në institucione, sepse ngelëm 12 vjet rrugëve. Dhe këtu fillon e mbaron gjithçka”, tha Xhaferaj.

Deri më tani, tre deputetë nga grupi parlamentar aktual kanë refuzuar të bëhen pjesë e primareve. /vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
PD primaret Vizion Plus xhaferaj

Nga e njëjta kategori

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën e Ujit të Ftohtë

më shumë...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e qytetarëve

më shumë...

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit

më shumë...

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut, shpallet në kërkim nga policia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë...

10:44

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri...

10:33

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte,...

10:27

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën...

10:04

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e...

9:46

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes...

9:04

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit,...

8:54

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në...

8:20

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës...

8:08

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me...

7:52

Ilaçet që mund ta bëjnë më të...

6:53

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua...

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.