E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deputeti hap “arkivat” e rinisë, i tregon Ramës muskujt: Je tipiku i liderit autokrat

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi shprehet se kryeministri Edi Rama do të mbetet një lider autokrat dhe që nuk do të arrijë kurrë ta kuptojë që arti duhet të ushqehet me pavarësi dhe disiplinë.

Në faqen e tij zyrtare të “Facebook”-ut, Maliqi krahas mesazhit të tij drejtuar Ramës, ka publikuar edhe disa foto nga rinia e tij teksa ushtronte sportin e boksit.

“Unë artist nuk jam, as di të luaj teatër, as di të pikturoj, por nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt. Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë. Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen.Te mos ishin ngjyrat si do percaktoheshin skuadrat,logot,medaljet,simbolet e tifozeve? Te mos ishte muzika asnje zhaner i sportit nuk do kthehej ne balet,gjimnastike,koreografi apo thjeshte ski. Sporti e arti jane dy gjuhe universale qe hapin e japin mundesi te pafundme per tu shprehur fizikisht, intelektualikisht, emocionalisht. Po ti i dashur armik nuk njeh asnjerin zhaner, prandaj nuk ke si te kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt,disipline,prani e pavaresi. Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat. “my way or the highway”.

https://www.facebook.com/lefter.maliqi/posts/3901977856543344

Vazhdo të lexosh

Reklamë