Deputeti i Demokracisë së Re Theodoros Karaoglou parlamentin grek Theodoros Karaoglou ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale problemin që po kalon me shëndetin e tij.

 

Sipas Protothemës, lajmin e ka konfirmuar vetë ai i cili tha se pak ditë më parë është diagnostikuar me kancer. Siç përmend në postimin e tij Theodoros Karaoglou, ai e zbuloi rastësisht disa ditë para dasmës së djalit të tij por nuk e ndau me askënd derisa u zhvillua ceremonia e martesës.

 

“Diagnoza ishte kanceri i hershëm në gjirin e djathtë. E vërteta është se takimi me realitetin ishte i dhunshëm. Sidomos kur, si fëmijë i vogël, kam përjetuar betejën e nënës sime me këtë sëmundje të veçantë. Sepse, gënjeshtra e keqe, fjala “kancer” është ndoshta fjala më e vështirë për t’u shqiptuar, por edhe kur e dëgjon…”- shkruan ai.

Siç thekson deputeti, askush në fund të fundit nuk është i paprekshëm, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë të bëjmë analiza parandaluese dhe të kemi nën kontroll shëndetin tonë.

 

Po çfarë është kanceri i gjirit tek meshkujt?

 

Kanceri i gjoksit formohet më shpesh te femrat mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk mund të formohet edhe te meshkujt. Për këtë arsyje, është më e vështirë për meshkujt të kuptojnë që vuajnë nga kanceri në gjoks para se ai të rritet e të zhvillohet.

 

Ka disa lloje dhe shkallë të zhvillimit të kancerit të gjoksit te meshkujt. Llojet e këtij kanceri varen nga vendodhja dhe forma e qelizave kancerogjene.  Ky lloj i kancerit mund të filloj zhvillimin e tij në pjesët e brendshme, kanalet, apo lobulat që ndodhen në gjoksin tuaj. Ai mund të zhvillohet edhe në thithmat ose areolat tuaja. Kjo quhet sëmundja e Pagetit.

 

Simptomat e kancerit të gjoksit te meshkujt

 

Meshkujt duhet të jenë të vëmendshëm rreth formës, madhësisë dhe ndjeshmërisë që e kanë në gjoksin e tyre. Kjo mund të ndihmoj në vërejtjen e menjëhershme të kancerit. Simptomat e kancerit të gjoksit përfshijnë:

 

Gungat në gjoks të cilat mund të jenë të rrumbullakëta në formë të topit apo të rrafshta në formë të pullëve.

Ndryshime në formën dhe madhësinë e gjoksit.

Gropat në gjoks.

Dhimbje në thithka, gjoks ose në pjesën përreth.

Skuqje, fortësi, kruarje në thithkë ose areolë.

Sekrecion nga thithkat.

 

Çfarë e shkakton kancerin e gjoksit te meshkujt?

 

Qelizat në trupin tonë vdesin dhe rigjenerohen gjatë tërë jetës, mirëpo kur qelizat rriten dhe ndahen ato mund të ndryshojnë dhe të pësojnë mutacione. Nga këto qeliza abnormale më vonë mund të krijohet tumori. Tumoret mund të jenë beninje ose malinje.

 

Fëmijët kanë masë të njejtë të qelizave në gjoksin e tyre. Mirëpo gjatë pubertetit vajzat prodhojnë masa më të mëdha të estrogjenit i cili ndikon në rritjen e qelizave në gjoks, ndërsa te djemtë prodhimi i estorgjenit zvogëlohet për këtë arsyje gjoksi i tyre mbetet i njëjtë.

 

Për shkak se meshkujt kanë më pak inde të gjoksit ata e kanë më të vështirë ta vërejnë kancerin në fazat e para. Kjo ndodh edhe për shkak se meshkujt nuk janë të vëmendshëm rreth simptomave të kancerit.

 

Si diagnostikohet kanceri i gjoksit te meshkujt?

 

Nëse keni ndonjë nga simptomat e lartpërmendura kërkoni ndihmën e mjekut sa më shpejtë.

 

Mjeku juaj do ju bëjë ekzaminim fizik, nëse ai mendon që ju mund të keni kancer në gjoks, ai do të bëjë edhe disa ekzaminime tjera të gjoksit.

 

Mamografia mundëson skanimin e gjoksit me rreze X. Gjoksi juaj vendoset në dy pllaka dhe shtypet për të shikuar indet e tij. Mamografitë mund të jenë të sikletshme dhe mund të ju japin ndjesi të mpirjes për disa sekonda, përderisa mjeku juaj do shikojë gjoksin tuaj për ndonjë abnormalitet.

 

Ultrazëri jep një imazh të gjoksit tuaj duke përdorur valët e zërit. Ultrazëri nuk shkakton dhimbje dhe bëhet me anën e xhelit dhe pajisjes përkatëse.

 

MRI-ja jep imazhin e gjoksit tuaj duke përdorur radio valët. Skanimi me MRI nuk shkakton dhimbje, mirëpo mund të zgjatë deri në një orë.

 

Nëse mjeku juaj vëren ndonjë gungë në gjoksin tuaj, ai do iu kërkoj që të bëni biopsinë, duke përjashtuar vetëm rastet kur gunga juaj mund të jetë e mbushur me lëngje (fluide). Biopsia tregon nëse gunga që ndodhet në gjoksin tuaj është kancerogjene. Mjeku juaj do marr si mostër një pjesë të indeve në mënyrë që ti studioj ato. Biopsitë tregojnë se çfarë madhësie, lloji dhe shkalle ka kanceri.

 

Qelizat kancerogjene testohen edhe për përmbajtje të hormoneve dhe gjeneve të caktuara. Nëse qelizat tuaja kanë estrogjen ose progesteron, atëherë ato përmbajnë edhe hormone. Shumica e kancereve të gjoksit te meshkujt janë të kësaj forme. Receptorët pozitiv të hormoneve zakonisht japin rezultate më të mira. Nëse qelizat tuaja përmbajnë nivele të larta të HER2 atëherë kjo tregon se kanceri juaj ka gjasa më të mëdha për të qenë më i rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *