E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Deputeti gjerman: PD të hyjë në zgjedhje, palët të nisin dialogun

Deputeti i Bundestagut Christian Petry I ka bërë thirrje Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj që të mos i bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Teksa e cilësoi si të gabuar djegien e mandateve nga ana e opozitës, në një deklaratë për mediat nga ambasada gjermane në Tiranë, deputeti gjerman theksoi se ka ardhur koha që palët të nisin dialogun dhe t’i japin fund krizës politike.

 

Reklamë

“Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita. PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë.”

 

Sipas Christian Petry duhet akoma dhe shumë punë në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Ndërsa sa I takon reformës në drejtësi, ai e cilësoi atë si një arritje historike të Shqipërisë.

Më shumë video

Reklamë