Subscribe

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti tha në emisionin “Kapital” në Vizion Plus se shqiptarët kërkojnë ndryshim sistemi. Ai shtoi se forca politike që përfaqëson ka propozuar vetëm lista të hapura, dhe jo platform për koalicione parazgjedhore.

Përmeti deklaroi për gazetarin Aleksander Furrxhi se duhet të vendosin qytetaret se cilët deputete duhet të shkojnë në parlament, jo kryetarët e partive.

Nuk ka propozim nga ne për koalicione parazgjedhore, ne kemi propozuar vetëm listat e hapura.Të vendosin qytetarët se cilët deputetë duhet të shkojnë në parlament, jo kryetarët e partive politike.Bindja Demokratike ka dorëzuar një platformë të plotë për ndryshimin e sistemit, nuk është marrë parasysh. Ne po luftojmë për të patur garë, kush është kundër ka siguruar vendin në parlament dhe nuk do që të garojë.

Përmeti u shpreh mosbesues edhe për marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës joparlamentare mbi administrimin zgjedhor.

Kjo nuk është reformë zgjedhore, mund të jetë marrëveshje, buzëqeshje mes palëve, por jo reformë. Në tryezën e zgjedhores nuk përfaqësohen shumica e shqiptarëve, shqiptarët kërkojnë ndryshim sistemi. E kam dëgjuar në media presionin e mazhorancës dhe opozitës ndaj deputetëve në parlament për reformën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *