Ligjvënësit britanikë e mbështetën planin e kryeministrit Boris Johnson për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, më 31 janar.

 

Ligjvënësit me 358 vota për dhe 234 kundër kanë miratuar Marrëveshjen e Tërheqjes.

 

Dokumenti do të kalojë tani për miratim në Dhomën e Lordëve.

 

Ndërkohë nga ana tjetër udhëheqësi i Laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn, u bëri thirrje ligjvënësve që të votojnë kundër marrëveshjes, duke thënë se ka “mënyra më të mira dhe më të drejta” për të lënë BE-në.

 

Por, votimi i së premtes shihet si fitore për Johnsonin, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar me premtimin se do ta nxjerrë Britaninë nga BE-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *