Subscribe

Pas nje muaj pushimesh, deputetet ritkhehen sot pasdite në parlament. Për herë të parë partia demokratike nuk do të jetë pjesë e parlamentit.

 

Pas djegies së mandateve vendin e demokrateve është zënë nga deputete qe kane krijuar 3 grupe te reja parlamentare, grupi “demokrat” i Rudina Hajdarit, grupi “i pavarur” pjese e te cilit është Ralf Gjoni e grupi i “partive te djathta”; grupe te cilat se bashku me deputetet e partise socialiste përbejnë strukturën e re te kuvendit.

 

Parlamenti do të vendosë për nismën e mazhorances për shkarkimin e presidentit ndërsa pritet të shihet se si do të votojë opozita e re.

 

Gjithashtu në këtë sesion parlamenti pritet të miratojë edhe 2 anëtarë te gjykatës kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *