Sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seanca plenare, ndërsa 23 deputetët e opozitës, të cilët u përjashtuan pak ditë më parë, do të mund të marrin pjesë në seancë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Gazment Bardhi. Ky i fundit ka njoftuar kolegët e tij se i ka ardhur një njoftim nga Kuvendi për pjesëmarrjen e 23 deputetëve të përjashtuar në seancë.

 

Të nderuar kolegë,

 

Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, -mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

 

Kujtojmë se salla e seancave plenare më 19 tetor, u shndërrua në arenën e protestës politike të opozitës dhe sidomos të deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha. Pa nisur seanca opozitarët bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancën plenare.

 

Në ato kushte kaosi, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që drejtonte seancën plenare, vendosi shtyrjen. Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë. Vendimi u mor po atë ditë, e mesa duket në mbledhjen e sotme, socialistët janë tërhequr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *