Pasi morën edhe mbështetjen unanime te Këshillit Kombëtar për djegien e mandateve, deputetët e partisë demokratike nisën firmosjen e formularëve të dorëheqjes.

 

I pari që nënshkroi ishte ish kryeministri Sali Berisha i ndjekur nga Lulzim Basha dhe të tjerët. Drejtues të PD thanë se dokumenti po firmoset edhe nga të gjithë kandidatët e tjerë të që kanë qenë në lista.

 

I njëjti proces nisi edhe tek lëvizja socialiste për Integrim. Kryetarja Monika kryemadhi firmosi e para e pas saj edhe deputetet e tjerë të LSI.

 

Ndërkohë, lideri demokrat Basha tha se neser deputetet do të dalin në proteste si qytetarë të thjeshtë.

 

“28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të eger që ka përjetuar Evropa, shqiptarët do kenë në krah Partinë Demokratike për të vendosur në Shqipëri s’do ketë kurrë më një regjim diktatorial. Vnedit do t’i rikthehen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Parlamenti sdo jetë më strehë e krimit por tempulli i demokracisë. Pas urdhërit  në protestën më të madhe në Shqipëri, ne vendosëm t’i bindemi. Përmes një vendimi të paprecedentë ne kemi vendosur të çojmë deri në fund betejën tonë europiane. Ajo derë do hapet vetëm kur vendi të ketë zgjedhje të lira dhe kur ndarja e pushteteve të garantojë një qeverisje të përgjrgjeshme.”

 

Basha i beri thirrje qytetarëve që ti  bashkohen protestës së ditës së enjte para selisë së parlamentit. 

 

Të gjitha deklaratat e dorëheqjeve të deputetëve do ti dërgohen nesër kuvendit, i cili pas verifikimit të tyre ne komisionin e mandateve, ka një muaj kohë për tia përcjellë komisionit qëndror të zgjedhjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *