“Fryma e Re Demokratike”, e cila drejtohet nga Bamir Topi ka kërkuar një deputet në zonën e sigurt në listat e PD-së, brenda 15 të parëve, si kusht për të qenë në koalicion me selinë blu.

Burime për Vizion Plus bënë të ditur se bisedimet e gjata këtë të mërkurë mes “Frymës së Re Demokratike” dhe PD kanë “ngecur” pikërisht tek kushti i kësaj force të vogël politike, që në kryeqytet, emri i një kandidati për deputet të jetë në zonë të sigurt.

Të njëjtat burime, thanë se Basha ka ofruar në tavolinë edhe mundësinë që kjo forcë politike të përzgjidhet në nivel zv.ministri, në rast se koalicion fiton zgjedhjet, opsion që nuk është mirëpritur nga Fryma e Re Demokratike. Për këtë arsye, ora 19:00 e mbrëmjes së sotme është lënë si afat nga Fryma e Re Demokratike për Lulzim Bashën, për të kuptuar nëse palët do të mund të jenë në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit apo jo.

Lulzim Basha takoi sot secilin prej aleatëve të tij për të firmosur marrëveshjen e koalicionit, i cili ka ndryshuar emër, e tashmë do të quhet “PD-Aleanca për Ndryshim”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *