Policia ka regjistruar sot dy raste të vetëflijimit si pasojë e depresionit. Një 25 vjeçare është gjetur e vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive në fshatin Katund i Ri të Dibrës.

 

“Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetvarjes në litar. Shkaku paraprak dyshohet që shtetasja S.N ishte në kushte depresioni” informon sot policia e Dibrës.

Ndërkohë në Vlorë një 55 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit. Ngjarja u shënua rreth orës 10:40 minuta në lagejn “Pavarësia 2”.

“Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilën kurohej prej disa vitesh” informon policia.

55 vjeçari jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ngjarjes viktima ka qenë vetëm në banesë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *