Depresioni, është një nga pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me vdekjen e gruas se gjyqtarit të njohur të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

 

Enkelejda Hallunaj ka rënë nga ballkoni i banesës së vet në katin e 8 te një pallati në rrugën “Pashko Vasa” rreth orës 13:10-13:15 të kësaj të enjte.

 

Dyshohet e para të grupit hetimor janë në lidhje me një veteflijim të 37 vjecares e cila punonte si stomatologe pranë Autoritetit Shtetëror rajonal në Tiranë.

 

Të dhënat e para flasin për shënja depresioni të shfaqura nga bashkëshortja e Dritan Hallunaj gjatë kohëve të fundit , e cila mund ta ketë çuar drejt veteflijimit duke u hedhur nga pallati.

 

Mdegjithatë policia po punon edhe në pista të tjera, si të qënit një rrezim aksidental deri edhe ne shtyrje drejt vrasjes, dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje familjare të viktimes.

 

Vetëm një ditë më parë, të mërkurën familja Hallunaj kishte pasur rast të festonte pasi Dritan Hallunaj kishte kaluar testin e vetingut duke u rikonfirmuar ne detyre si gjyqtar tek Krimet e Renda.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *