Subscribe

Policia ka arrestuar tre shtetas mbrëmjen e të mërkurës, dy prej tyre vëllezër, si dhe ka sekuestruar 17 kallëp tritoli, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

 

Shtetasit e arrestuar janë:

 

– Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)

 

– L. A, 45 vjeç, banues në Shtish.

 

Dy shtetasit e parë, u arrestuan në Pezë Helmës, pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz”, ku u gjetën dhe u sekuestruan 17 kallëp tritoli, një armë zjarri automatik dhe 1.2  kg lëndë e Cannabis Sativa.

 

Ndërsa shtetasi me inicialet L.A., 45 vjeç u arrestua pasi gjatë një kontrolli të uushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *