E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dentistët rinisin punën por duhet prenotim, pacientëve do iu matet temperatura

Klinikat dentare në mbarë vendin u rihapen sot pas 2 muajsh për shkak të mbylljes nga pandemia e koronavirusit.  

Nën rregulla  strikte të vendosura nga autoritetet shëndetësore, pacientët së pari duhet të bëjnë rezervim nëpërmjet telefonatave me mjekun stomatolog dhe pasi vijnë në klinikë ata plotësojnë formularin e anamnezës dhe iu matet temperatura.

Stomatologia Lorena Duri thotw se ndryshe nga një ditë e zakonshme, tashmë do të trajtojë vetëm 5 pacientë, ku përparësi do të ketë mosha pediatrike dhe urgjencat kirurgjikale.

Dezinfektimi i ambienteve dhe i pajisjeve të punës është primare, kjo për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe të klientëve nga ndonjë  infektim i mundshëm. 

Deri më tani qytetarët që kanë patur nevojë për kujdes dentar i janë drejtuar klinikës dentare universitare në QSUT e cila ndryshe nga çdo herë tjetër, ka punuar me orar të zgjatur nga fluksi i punës.

Më shumë video

Reklamë