E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Denoncimi i Spahos për blerje votash/ Policia: Njoftim i rremë, nën hetim simpatizantët e PD

Denoncimi i Drejtuesit Politik të PD në Korçë, Edmond Spaho për blerje votash në fshatin Podgorie, ishte alarm i rremë, sipas policisë.

 

Efektivët e Maliqit proceduan penalisht tre simpatizantët e PD, të cilët i bllokuan rrugën makinës, nën dyshimin se brenda saj kishte lekë për të blerë vota.

 

Reklamë

“Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë