Pas akuzave që Partia Demokratike bëri për anëtarin e organeve të Vettingut, Lulzim Hamitaj, Prokuroria e Përgjithshme fillon verifikimet ndaj tij.

 

Ndërkaq verifikimet për të akuzuarin Hamitaj kanë nisur kryesisht mi bazën e publikimeve të bëra nga Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, me kërkese të kryeprokurores Arta Marku.

 

Ndërkohë që çështja pritet t’i kalojë Prokurorisë kompetente për hetimin e rastit dhe procedimi mund te regjistrohet në prokurorinë e Durrësit.

 

PD akuzoi sot Hamitajn për falsifikim të dokumenteve. Konkretisht PD i referohej një certifikate të gjuhës angleze ne nivelin avancuar C1, që sipas demokratëve, mban datën 6 Prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamiti nuk ka qënë fare në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *