Subscribe

Të gjitha denoncimet që qytetarët kanë bërë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama, për të treguar me emër çdo punonjës të administratës publike, që shkel ligjet, do të verifikohen. Por, a rrezikojnë këto denoncime të krijojnë një klimë pasigurie dhe penalizime të padrejta e selektive në radhët e nëpunësve? Ministrja për Administratën Shtetërore, thotë se vetëm për rastet që do të rezultojnë të vërteta, do të merren masa.

 

“Njerëzit mund të shprehin frustrimin e tyre, njerëzit mund të thonë edhe të pavërteta. Gjërat që ata do të thonë në përgjithësi do të verifikohen dhe vetëm në rastet që do të verifikohen, sigurisht do të merren masa. Nuk bëhet fjalë për asnjë gjë që nuk është e verifikueshme.”

 

Paralelisht me denoncimet nga qytetarët, për shkelje nga ana e nëpunësve, është kërkuar që të bëhen publike edhe të gjithë ata që kanë një vend pune pa meritë.

 

“Rrezikojnë ata që nuk kanë kualifikimet e duhura, që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme, që kanë hyrë pa rregulla. Kryeministri e ka fjalën, që nëse ka rekrutime të paligjshme, jo të merituara, pa diplomat e duhura, pa meritrokaci, sigurisht ato nuk janë të bazuara në mënyrën se si funksionon administrata publike.”

 

Ministrja Harito pranon se pjesë e Shërbimit Civil mund të jenë edhe persona punësimi it ë cilëve mund të jetë kryer në kundërshtim të ligjit.

 

“Në institucionet që nuk janë pjesë e Shërbimit Civil, rekrutimet bëhen nga drejtuesi i institucionit dhe mund të ketë, nuk e dimë nëse ka, por mund të ketë, raste paligjshmërie.”

 

Pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri Rama ka paralajmëruar nisjen e fushatës për pastrimin e administratës shtetërore nga ata që i ka përkufizuar si kancer. Ai ka theksuar po ashtu se do të bëhet edhe ndërhyrje në ligjin për konfliktin e interesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *