Kryeministri Edi Rama ka publikuar ne rrjeti social facebook te dhëna konkrete, si dhe emrat përgjegjës te eksperiencave negative qe kane përjetuar qytetare te ndryshëm. Sipas denoncimeve janë 713 eksperienca te tilla negative. Ne ankesat e tyre dominojnë 111 denoncime ndaj bashkive, 98 janë për hipotekat, 78 për shëndetësinë. Me pas vijnë pretendimet për abuzime ne arsim e zyrat e ALUIZN-it, Por nuk mungojnë ankesat ndaj policisë dhe OSHEE-se. Rama ka publikuar edhe emrat e zyrtareve përgjegjës për këto eksperienca, te cilat ne total janë 100 persona, 30 prej te cilëve janë emra qe vijnë nga drejtësia, kryesisht gjyqtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *