Subscribe

Ky është Jani Aliaj. Sot është i lirë, por nëse kapet, do të duhet të qëndrojë në burg përjetë. Dënimi maksimal për të u dha nga Gjykata Penale e Tiranës, e cila e gjeti Jani Aliajn fajtor për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016 në një lokale në zonën e ish-bllokut.

 

Ngjarja tronditëse ndodhi në orët e mbrëmjes, kur Jani Aliaj hyri në lokal me pistoletë në dorë dhe iu drejtua menjëherë vendit ku Elton Cico ndodhej i ulur me disa persona të tjerë. Ai e qëlloi disa herë me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori i krimit u largua me shpejtësi me një makinë që sipas prokurorisë, drejtohej nga Renato Milloshi.

 

Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive, Jani Aliaj u akuzua nga prokuroria për “Vrasje me paramendim”, ne bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Por deri në fund ai u gjykua në mungesë, pasi arriti t’i shpëtojë ndjekjes.

 

Motivi i krimit sipas Prokurorisë ishte hakmarrja. Jani Aliaj dhe Elton Çiço kanë patur një konflikt të hershëm mes tyre, që nga koha kur kanë qenë të dy në një burg në Greqi.

 

Më pas ata i kanë bërë njëri tjetrit disa atentate, derisa Aliaj arriti të ekzekutojë Çiçon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *