Gjykata ruse ka dënuar më tre vite burg krijuesin e lojës së rrezikshme “Balena Blu”. Philipp Budeikin, 22-vjeçari i njohur ndryshe me nofkën “dhelpra”, u arrestua një vit më parë. Ai ka pranuar para gjykatës se qëllimi i lojës ishte të nxiste adoleshentët të kryenin vetëvrasje.

 

22-vjeçari ka pranuar se kishte nxitur edhe 17 vdekje të tjera, por ato janë hedhur poshtë pas ankesës së dërguar në gjykatë nga pala mbrojtëse. Budeikin dyshohet se ka lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në rajone të ndryshme të Rusisë, ndërsa cilësohej si truri i lojës që ishte shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

 

Loja e rrezikshme shënoi edhe disa raste tentative për vetëvrasje në Shqipëri, por fatmirësisht pa viktima. Edhe në Itali, Mal të zi, Kosovë dhe Maqedoni u shënuan disa tentativa vetëvrasjeje nga adoleshentët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *