E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dënohet me burg Martin Shkreli

Martin Shkreli, një biznesmeni amerikan me origjinë shqiptare i cili njihet si shqiptari më i urryer për shkak se kompania e tij rriti disa fish një ilaç të rëndësishëm për të sëmurët me HIV, u dënua me 7 vite burg.

 

Ndaj tij rëndojnë akuzat për mashtrim.

 

Reklamë

Gjatë dhënies së dënimit në një Gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut, 34-vjeçari ka filluar të qajë dhe ka kërkuar mëshirë.

 

Prokurorët kanë kërkuar që ai të dënohej me 15 vjet, por Gjykata e ka dënuar me 7 vjet.

 

Shkreli është akuzuar se ka manipuluar me para të fondeve të investimeve “Elea Capital”, “MSMB Capital” dhe “MSMB Healthcare”, si edhe kur ishte shef ekzekutiv i kompanisë “Retrophin”, të cilën ai e ka themeluar në vitin 2011.

 

Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike “Retrophin” bëri  bujë të madhe në Amerikë në vitin 2015, kur e rriti me 5.000 për qind çmimin e ilaçit shumë të kërkuar “Daraprim”, i cili përdoret nga pacientët me HIV.

Vazhdo të lexosh

Reklamë