E martë, 24 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Dënimi i Llallës/ Ambasada britanike: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasada e Britanisë së Madhe ka mbështetur vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për të dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

 

Ambasada britanike thekson se ky vendim tregon se aty ku ka vullnet, reformat japin rezultat.

 

“Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat. Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Më shumë video

Reklamë