Subscribe

Që prej hyrjes në fuqi të ligjit të ri për sportin në prill të 2017-ës, policia ka gjobitur 39 të ashtuquajtur “huliganë” të cilët kanë kryer akte dhunë ose kanë cenuar sigurinë në stadiume.

 

Në bazë të ligjit, tifozët janë dënuar më masa administrative që variojnë nga

dhjetë mijë deri në pesëdhjetë mijë lekë ndërsa në rast përsëritje atyre u ndalohet hyrja në stadiume nga 1 deri në 2 vjet. Megjithatë ligji i ri nuk dha efektet e pritshme.

 

Vijimi i dhunës në ambientin sportiv shqiptar çoi në bojkotimin e kampionatit ndërsa federata shqiptare e futbollit dhe policia e shtetit hynë në luftë institucionale dhe kanë interpretime të ndryshme për ligjin.

 

FSHF ka lajmëruar një tryezë publike të hënën ku kërkon rikthimin e uniformave blu brenda stadiumeve për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjeve. 2 ditë më parë sekretari i përgjithshëm i federatës Ilir Shulku bëri më dije për Vizion Plus edhe masat ekstreme që do të kërkohen për të ndaluar dhunën e përsëritur në stadiumet e vendit .

 

Ndërkohë policia thotë se nga 61 terrene sportive, vetëm Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Loro Boriçi” në Shkodër përmbushin kushtet e sigurisë për të zhvilluar aktivitete sportive.

 

Me ligjin aktual policia qëndron jashtë stadiumeve ndërsa brenda tyre sigurinë dhe masat i garantojnë policitë private që kontraktohen nga organizatorët e takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *