Shtimi i krimeve mjedisore ka detyruar qeverinë te ndërmarre masa te ashpra per parandalimin e tyre. Ne nismën per ndëshkimin penal te atyre qe ndotin ambientin, Shqipëria ka edhe mbështetjen e OSBE. Ambasadori Bernd Borchard theksoi se grupi i punës ka bere shume përparim.
Ndërkaq ministri i mjedisit Blendi Klosi u shpreh se krimi mjedisor duhet te merret shume seriozisht dhe te konsiderohet tashme si nje vepër penale, e dënueshme me ligj.
Por ministri Blendi Klosi kërkoi bashkëpunimin e te gjithë aktoreve, pasi sipas tij, ne luftën per mbrojtjen e mjedisit kërkohet nje aleance e gjere.