Serbia i ka kërkuar Greqisë t’i bashkohet iniciativës “Ballkani i Hapur”. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi këtë të premte Beogradin, ku u takua me homologun e tij, Nikola Selakoviç.

 

NIKOLA SELAKOVIÇ

MINISTER I JASHTEM, SERBI

 

“Unë i prezantova nismën “Ballkani i Hapur”. Ne presim që Athina të mbështesë këtë iniciativë, e cila nuk është krijuar vetëm për Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se Greqia, jo vetëm përmes mbështetjes, por edhe pjesëmarrjes konkrete, mund ta gjejë vendin e saj atje.”

 

Vetë ministri grek nuk dha një përgjigje konkrete mbi ftesën, por shtoi se çdo bashkëpunim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor është i mirëpritur.

 

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTEM, GREQI

 

Ne mbështesim çdo iniciative që ka në fokus bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe tregtar. Ne lidhje me këtë nismë unë kam folur edhe me kryeministrin Edi Rama, ku i kam shprehur qëndrimin tim.”

 

Dy ministrat u ndalën edhe të dialogu Prishtinë-Beograd. Selakoviç i shprehu edhe njëherë mirënjohjen Greqisë që nuk e ka njohur ende Kosovën. Ndërsa Dendias tha se të dyja palët duhet të arrijnë në një marrëveshje afatgjatë sa më shpejtë.

 

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTEM, GREQI

“Ne trajtuam çështjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe konfirmuam mbështetjen tonë për dialogun si mjetin e vetëm të arsyeshëm për të gjetur një zgjidhje. Ne kemi treguar se jemi të përkushtuar për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme kompromisi.”

 

Sa i takon procesit te zgjerimit, Nikos Dendias tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë në vëmendje të Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *