Ministri i Mbrojtjes greke, Nikos Dendias i ka dërguar një mesazh presidentit turk, në përgjigje të deklaratave të këtij të fundit mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Dendias në fjalën e tij gjatë një aktivitet deklaroi se konventa ndërkombëtare e ka përcaktuar qartë ndarjen e territorit në ujërat e Egjeut.

 

“Arkipelagu ishte historikisht djepi i helenizmit. Traktati i Lozanës së bashku me Traktatet e Montreux, Paris dhe UNCLOS, konventa ndërkombëtare për të drejtën e detit kanë përcaktuar qartë dhe saktë ujërat e Egjeut. Sigurisht që ka një çështje të shelfit kontinental që mund të diskutohet”, ishte qëndrimi i tij.

 

Ky mesazh erdhi pas deklaratës të Erdogan ku theksoi se nuk duhet lënë asnjë problem pas, kur bëhet fjalë për thirrje ndërkombëtare dhe se shelfi ndërkombëtar duhet zgjidhur.

 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë në Greqi në një vizitë të papritur, pas shumë vitesh tensione dhe marrëdhënie jo të mira mes dy vendeve.

 

Së bashku me Erdogan do të fluturojnë për në Athinë edhe një pjesë e kabinetit të tij për të vijuar me atë që po quhet ‘axhenda pozitive’ e cila pritet të sheshojë njëherë e mirë ulje-ngritjet e marrëdhënieve mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *