Qeveria i argumenton ndryshimet e fundit fiskale, jo si një masë elektorale, por si mbështetje për biznesin e vogël që është i prekur nga nga efektet e tërmetit dhe pandemisë.

Në një intervistë për emisionin ekonomik E-Zonë, ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se është në frymën e kësaj mazhorance për të mbështetur shtresat në nevojë.

“101 mijë biznese nga 126 mijë janë sot të goditura rëndë. Po flasim për një strukturë biznesi që nuk e kanë arritur konkurueshmërinë. E për këtë arsye, nuk mund të lihen pa u përfshirë në një debat. S’po flasim për një taksim zero për gjithë jetën, por për tatim fitimin zero, vetëm për një periudhë kohore, e cila do t’i duhet për të mundësuar një rimëkëmbje. Biznesi i vogël muk mund të rimëkëmbet për 1 a 2 vjet”, deklaroi Denaj.

Paralelisht, ministrja sqaron edhe arsyet se pse vendosi që qeveria të rrisë pagën minimale, duke pranuar se ajo sjell një kosto shtesë për biznesin.

“Kemi 221 mijë të punësuar nga 687 mijë që janë nën nivelin e 30 mijë lekëve. Ne do të punojmë këtë vit për të diskutuar me të gjitha grupet e interesit për rritjen e pagës minimale në 30 mijë nga viti që vjen. Është një rritje që do t’i sjellë benefite individit dhe do ta presionojë strukturën e biznesit duke shpresuar që ta ndihmojmë në forma të tjera, për të realizuar një transformim të modelit të biznesit drejt asaj që është vlerë e shtuar”, shtoi ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *