Kriza që po jep pandemia duket se i ka kaluar edhe parashikimet që ka bërë qeveria në  raport më të ardhurat në buxhet. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar në  emisionin ekonomik E-zonë , në Vizion Plus tha se të dhënat e katër mujorit tregojnë  për një  minus në  arkën e shtetit prej 19.1 mld lekë.

“Katër mujori  ka dhënë një rezultat prej minus me 19.1 mld leke. Kur rishikuam buxhetin në muajin mars parashikuam një  rënie me 20 miliardë lekë  për gjithë  vitin, por kjo është  materializaur në  këtë  periudhë  kohe. Ne do të  rishikojmë  aktin normativ në  muajin qershor. Por është ende pak herët, pasi ne bëjmë analiza cdo javë . Deri në  javën e parë  të qershorit do të  kemi një ide me të qartë  të trajektores rënëse, në  masën e saj të plotë  dhe më  pas do të reflektojmë  ndryshimet në  buxhet”, tha Denaj

Sa i përket situates ekonomike dhe parashikimeve pesimiste të Bankës Botërore, Fondit Monetarë  apo Bankës Europiane, për Rindërtim dhe Zhvillim, ministrja thotë se skenari më negative që parashikon qeveria është  se ekonomia shqiptare mund të shënojë  një  rënie deri në  5%. Por ekonomia jonë  ka një  varë si të  madhe nga Italia, ndaj dhe  renia është  më  e fortë  se vendet e tjera.

“Ne varemi drejtpërdrejt nga ndikimi ekonomik dhe hapja e fqinjit tonë  Italia, me të  cilën kemi 60% të transaksioneve ekonomike. Jo të gjitha vëndet e rajonit kanë  të njëjtë nndërlidhje,  sic kemi ne me Italinë . Akoma hapja e ekonomisë  italiane  nuk është  e garantuar dhe detyrimisht të gjitha ndërmarrjet tona që kanë  transaksione me këtë  shtet kanë efekt negativë . Askush nuk mund të  godasë  sot me versionin më  të saktë . Ne në kalkulimet tona më  pesimiste kemi marrë një  version që është  më  afer atij të  FMN. Më  herët FMN është  shprehur se ekonomia do të  bjerë  me – 5 %. Ne këtë  ende se kemi finalizuar në buxhet, pasi jemi ende në fazë  diskutimi. Ne aktin normativ të marsit, ne jemi me një rritje 2 %, gjë  që  normalisht nuk është  më realiste“, deklaroi ministrja Denaj.

Denaj tha se se fondet për shpenzimet kapitale të  nevojshme pë r të  gjeneruar konsum nuk do preken, sidomos rindërtimi. Situata e pandemisë  bëri që  procesi i negocimit me qeveritë  respektive lidhur me kushtet e kredive, që do përfitojë  Shqipë ria, të spostohet në kohë për shkak të  mbylljes së kufijve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *