Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Denaj jep lajmin e mirë: Lehtësohen procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe të banimit në fshat

13 Qershor 20:33

Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave 283/2015, të cilat lidhen drejtpërdrejt me rregullat dhe procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kjo ishte një nisëm e deputetëve socialist të Parlamentit të Shqipërisë, të cilët me porosi të kryeministrit Rama, u ngarkuan vitin e shkuar për të sjellë një paketë lehtësuese si për objektet bujqësore, ashtu dhe për objektet banuese në zonat rurale.

“Vendimi 283 lidh në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë bujqësore me shfrytëzimin më të madh të kapaciteteve ekzistuese apo atyre të reja që do të ndërtohen në të ardhmen dhe konkretisht duke rritur sipërfaqen e shfrytëzueshme të tokës në serra nga 70% në 90%. Është punuar në mënyrë të drejtpërdrejt për të parë të gjitha kapacitetet e ambjenteve funksionale ndihmëse për të ndihmuar dhe magazinimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore blegtorale”, u shpreh Denaj.

Ministrja po ashtu bëri të ditur se janë parë parametrat e lartësisë duke ndihmuar në zgjerimin e vëllimit, e kështu jo vetëm në rritjen e kapacitetit prodhues, por dhe të cilësisë të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Sipas saj edhe distancat nga zonat e banuara, nga pronat kufitare janë zvogëluar dhe kjo në ndihmë të kapacitetit të shtuar të këtyre infrastrukturave.

“Parashikohet që 15-20% të jetë rritja e kapacitetit bujqësor si rezultat i këtyre lehtësive në mënyrë që sot fermeri dhe blegtori të ketë më shumë mundësi për të njëjtin investim të prodhoj më shumë ekonomi”, tha ajo.

Ministrja informoi se vendimi përmban edhe shumë harmonizime, të cilat sëbashku me planet vendore i vijnë në ndihmë çdo investimi që ka ndodhur përpara këtyre planeve vendore të aprovuara. Ajo solli në vëmendje se çdo vendim duhet të jetë miqësor me ambjentin.

“Është një kërkesë e veçantë që çdo veprimtari bujqësore të ketë mundësi që të kujdeset për mbetjet dhe të ketë një investim për vend depozitimin e mbetjeve, i cili do të synonte edhe aplikimin e një teknologjie më të avancuar”, u shpreh Denaj.

Më tej, ministrja shtoi se vendimi 283 nuk është i vetmi për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit bujqësor, një sektori shumë të rëndësishëm sot për ekonominë tonë të përgjithshme.

“Banesat janë njëkohësisht element i rishikuar i vendimit 408 e për këtë këto ndryshime të kompletuara brenda paketës lehtësuese i vijnë në ndihmë të gjithë të rinjve dhe të rejave, të cilët do të gjejnë një mundësi edhe më të shtuar në investimet e tyre në të ardhmen, por mbi të gjitha të gjithë investimeve të sotme për më tepër ekonomi”, tha ajo.

Të dy vendimet e Këshillit të Ministrave, sipas ministres Denaj, janë një pasqyrë e plotë e qeverisjes socialiste, e kryeministrit, për të sjellë më afër sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit që sot kërkon fermeri dhe blegtori, e mbi të gjitha kërkon koha, për më tepër ekonomi, standard dhe për të arritur objektivat e Shqipërinë 2030, 1 miliard dollarë eksporte, duke synuar tregjet elitare.

Posted Under:
Ekonomi
Tagged:
Biznesi DENAJ Lehtesira Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rivlerësimi i pronës me taksë 5%, Tatimet: Deri në korrik u kursyen 120.5 milionë euro nga tatimpaguesit

më shumë...

Tkurret biznesi i vogël në Shkodër, sindikatat: Ka rënë fuqia blerëse, është rritur barra fiskale

më shumë...

Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë qeverisë: Zgjateni mbështetjen me 3 muaj!

më shumë...

Rritje e madhe e çmimit të naftës, shkon në 214 lekë për litër, në bursat ndërkombëtare është ulur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:38

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi...

11:13

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

10:54

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë,...

10:47

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në...

10:33

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK,...

10:29

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për...

10:14

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.