Gjermania do të sigurojë një fond prej 58.2 milionë eurosh për Shqipërinë. Lajmin e dha ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, pas një takimi online që pati me ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Denaj tha se ky është një tregues i angazhimit të Gjermanisë për të ndihmuar vendin tonë.

 

“Nëpërmjet këtyre negociatave ne jemi të lumtur të marrim një konfirmim të fortë se qeveria gjermane mbetet e përkushtuar të vazhdojë të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm, si dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër të sigurojë për Bashkëpunimin Dypalësh Teknik dhe Financiar, do të jetë jetik në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar”, u shpreh Denaj.

 

Ministrja shtoi se Gjermania ka qenë një ndër vendet që ka ndihmuar Shqipërinë në muajt e vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *