E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Demokratët votojnë për shkarkimin e Bashës/ Si paraqitet situata nëpër qendrat e votimit

Sot po zhvillohet referendumi kombëtar për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Procesi i votimit ka nisur në të gjitha degët e PD në Shqipëri, prej orës 08.00. Grupi i Rithemelimit ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive sot, ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve mbahet Kuvendin Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha.

 

Reklamë

 

Në Kukës,votimi po mbahet në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” të qytetit. Mësohet se janë thirrur 2 mijë e 84 anëtarë. Edhe në Qytetin e Beratit ka filluar votimi për heqjen e mandatit të Bashës me referendum. Që në orën 8.00 është hapur dera e Pallatit të Kulturës së qytetit ku do të zhvillohen votimet.

 

Në rrethin e Vlorës janë 2350 anëtarë me të drejtë vote. Nga këta, 1400 i përkasin bashkisë Vlorë, 600 i përkasin bashkisë Selenicë, 350 i përkasin bashkisë Himarë.

 

Gjithashtu ka filluar procesi i votimit në të gjitha qëndrat e votimit të qarkut të Korëës. Burime zyrtare pranë këtyre qëndrave bëjnë me dije se procesi po vijon normalisht dhe pjesëmarrja është e mirë.

 

Në bashkinë e Lezhës janë 3334 anëtarë ku do të votojnë pranë Pallatit të Kulturës. Ndërkaq, në bashkinë Kurbin votojnë 1332 anëtarë, po ashtu pranë Pallatit të Kulturës, ndërsa në bashkinë Mirditë 1124 anëtarë, në një godinë përballë katedrales së qytetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë