E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Demokratët “kryqëzojnë” Trump, nis procedura për shkarkimin e presidentit amerikan

Demokratët kanë nisur hetimet ndaj presidentit Donald Trump nën akuzat për presion mbi një fuqi të huaj në mënyrë që të dëmtojë një rival politik. Një skandal i tillë  mund të çojë në shkarkimin e presidentit.

 

Reklamë

Nensi Pelosi tha se Donald Trump duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, duke shtuar se askush nuk është mbi ligjin. Sipas saj, veprimet e presidentit nuk I lanë mundësi tjetër Dhomës së Përfaqësuesve për të nisur hetimin. Tashmë dhoma e kontrolluara nga demokratët do të shqyrtojë nëse Trump ka kërkuar ndihmën e Ukrainës.

 

Reklamë

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzohet se i ka bërë presion Kievit që të nisë hetimet mbi Joe Biden dhe djalin e tij duke synuar kështu dëmtimin e imazhit të kandidatit kryesor për president nga demokratët, në zgjedhjet e vitit 2020. Hetimet lidhen me një telefonatë që Trump ka zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

 

Tashmë Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë mbi një rezolutë lidhur me telefonatën e Trump dhe presidentin e Ukrainës.

 

Shefi i shtëpisë se bardhe ka reaguar ashpër ndaj vendimit të demokratëve, dhe e ka cilësuar atë “një gjueti shtrigash”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë