Pas fitores së PD në qarkun Dibër, kandidati për deputet, Xhelal Mziu tha se e mundi Ramën për herë të nëntë.

 

Sipas tij, qytetarët dibranë i thanë ndal përpjekjeve të socialistëve për blerë vota në këtë qark.

 

“Ndihem shumë i lumtur që e munda për herë të 9-të Edi Ramën, dhe protagonistët kryesorë ishin dibranët. Fitorja i dedikohet çdo fituesi që votoi, që votoi nr.9, ndryshimin. Shpresoj që në këto pak orë për gjithë Shqipërinë, të trokasë shpresa, fitorja në shtëpitë jo vetëm të dibranëve, por çdo shqiptari. Është e papranueshme të kemi këtë qeveri, që e ka shpopulluar dhe papunësi.”

 

Më tej, Mziu tha se ka shpresë që kjo qeveri do të dalë në opozitë.

 

“Do gjendet një zgjidhje, jam i bindur që votat e qytetarëve do të jenë në kuti dhe do triumfojë shpresa, numri 9, qeveria Basha që ka jo vetëm platformë shpresëdhënëse por është koalicion më i gjerë, për ta shpëtuar shtetin nga një qeveri moniste. Duhet të marrë fund”, tha Mziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *