Subscribe

Departamenti i “Brain Gain” në selinë e Partisë Demokratike ka ftuar qytetarët që të dhurojnë nga një libër, për t’i shpërndarë në zonat ku libri nuk mbërrin dot. Demokratët kanë mbledhur deri tani 1.400 libra, ndërkohë që lideri historik i PD, Sali Berisha, ka zgjedhur të dhurojë libra të Martin Camaj, Teodor Kekos, një libër për Kosovën dhe historinë e Shqipërisë.

 

SALI BERISHA

 

“Libri këtu përballet me dy problematika serioze. Njëra është universale, teknologjia. E vërteta është krijon tek fëmijët njëlloj shkëputje, gjë që për mua është shumë e padëshirueshme. Së dyti, në pasurimin e kulturës gjuhësore.”

 

Lideri i opozitës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e qeverisë ndaj librit.

 

“E vërteta është me terma tjerë shterruese, ku përpjekjet e mëdha që kryeministri të diktojë panairet, panairet ndërkombëtare, të marrë kompetencat e shoqatës së botuesve, e cila kudo ka një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e librit dhe letrave, qoftë edhe në rregullimin e këtij tregu.”

 

Berisha ka premtuar politika mbështetëse për librin, ditën që qytetarët i besojnë opozitës, qeverisjen e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *