Ministri i brendshëm Dritan Demiraj takoi prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla ne zyrën e këtij te fundit. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit institucional, lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit. Demiraj i kërkoi Llallës qe prokuroria t’i trajtoje ne mënyre specifike rastet, kur efektivet e policisë do te përdoren politikisht gjate procesit zgjedhor. Ndërkohe te dy palët kane rene dakord per rritjen e bashkepunimit per goditjen e elementëve dhe veprave të rënda kriminale në vend. Ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj zhvilloi nje dite me pare një takim edhe me drejtuesit e policisë së shtetit, te cilët i porositi te zbatojnë me korrektësi ligjin gjate zgjedhjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *