E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Demiraj përgëzon Policinë e Shtetit për zbardhjen e vrasjes së oficerit Artan Cuku

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e 24 vjeçarit Mikel Shallari, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e komisar Artan Cukut.

 

“Policia e Shtetit ishte e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kapjen dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve për vrasjen e ish komisarit”, thuhet në njftimin e ministrit.

 

Ministri Demiraj konfirmon mbështetjen e fuqishme për Policinë për rritjen e kontrollit te territorit kundër trafiqeve, dhe pastrimin e radhëve të Policisë nga te inkriminuarit dhe personat e përfshirë në trafikun e drogës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë