Ngrënia në orarin e punës është një ndër veprimet më të dëmshme që ne mund të bëjmë për shëndetin tonë. Sipas studimeve të shumta që janë realizuar në lidhje me këtë fakt tregojnë se shpesh ushqimet që konsumojmë janë tepër kalorike dhe me shumë kripë.

 

Ekspertët kanë ndjekur zakonet mbi regjimin ushqimor të mbi 5000 punonjësve. Vakti i drekës rezulton të jetë shumë i pasur me drithëra të rafinuara, sheqerna dhe yndyrna të shumta e të dëmshme.

 

Është vertetuar se kush konsumon drekën rregullisht në punë, është më i prirur të jetë mbipeshë, të ketë kolesterol më të lartë dhe më pak vitamina.

 

Të gjithë ato punonjës që vendosin që një vakt ta konsumojnë në orarin e tyre të punës duhet patjetër të bëjnë kujdes në zgjedhjen e ushqimit. Nuk duhet që për asnjë arsye të bëjnë zgjedhje të gabuar duke konsumuar ushqim të shpejtë dhe që ka ndikim negative në organizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *