Subscribe

Tërmeti i 26 nëntorit rezulton se ka prekur rreth 2000 banesa dhe biznese që kanë një kontratë sigurimi, me një kosto dëmshpërblimi prej 12 mln dollarë.

 

Bëhet fjalë për dëme të llogaritura kryesisht në tiranë dhe Durrës dhe që pjesa më e madhe të tyre janë kontrata nga kredimarrës. Në një takim me përfaqësues të kompanive të sigurimit, kreu i komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj kërkoi që qytetarët që do të dëmshpërblehen nga kompanitë nuk do të përfitojnë mbështetje nga shteti.

 

Unë dua t’ju kërkoj që listën e qytetarëve që do të kompensoni duhet ta dorëzoni në komitetin e emergjencave civile, në mënyrë që mos të kemi dëmshpërblim dyfish, -tha Ahmetaj.

 

Shoqëritë thonë se i kanë kapacitet për të paguar dëmet, pasi ato kanë kryer risigurime në tregjet europiane.

 

Nëse dëmi aktual arrin në 12 mln dollar, mund t’ju them se kostoja e jonë direkte nuk do të jetë më shumë se 1.5 mln pasi ne jemi të risiguruar në kompani prestigjioze europiane. Çka do të thotë se i kemi kapacitet për të përballuar këto shifra, – tha Klajdi Çitozi, përfaqësues në kompani sigurimi

 

Aktualisht nga në vendin tonë rezultojnë se janë të siguruara vetëm 20 mijë objekte nga 1.2 mln tituj pronësie që janë gjithsej.

 

Ende nuk ka përfunduar vlerësimi përfundimtar i dëmeve nga ana e kompanive, por autori i mbikëqyrjes financiare apelon që nëse qytetarët nuk e gjejnë të drejtën e tyre tek shoqëritë të drejtohet tek AMF.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *