Subscribe

Zona e Maminasit ne Durres, eshte nder me te prekurat nga termeti. 7 shtepi kane pesuar demet te medha e banoret e tyre jane zhvendosur ne çadra nderkohe qe shtepite e tjera kane pesuar vetem plasaritje e deme me te lehta.

 

Familja e gani lebes prej dy ditesh jeton ne çader. Vete Ganiu tregon se ishte ne oborr kur ra termeti, se bashku me mbesat e vogla. Pertej panikut te momentit kryefamiljari shprehet se shtepia eshte e vjeter, e ndertuar ne vitin 1974. Tani e gjithe familja jeton ne çader ne pritje te ndihmes.

 

Ashtu si Gani Leba dhjetera qytetare ne zonen e Durresit presin ndihmen e shtetit per te riparuar banesat e demtuara nga termeti. Heret ne mengjes ata u jane drejtuar zyrave të bashkisë për të deklaruar te gjitha demet qe kane pesuar.

 

Sipas te dhenave zyrtare prane bashkise deri tani jane bere 45 deklarime nga qytetaret per demet e shkaktuara nga termeti dhe brenda 5 diteve do te nise verifikimin ne terren.

 

Paralelisht me punonjës të bashkisë dhe policise, në terren po verifikojnë problemet edhe inxhiniere dhe specialistë të ndërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *