Subscribe

Reshjet e shumta të 2 muajve të fundit në juglindje të vendit, si dhe luhatja e temperaturave gjatë kësaj periudhe kanë sjellë një sërë sëmundjesh në kulturat bujqësore, sidomos tek drufrutorët. Këto kushte të pazakonta atmosferike, sipas specialistëve, por edhe fermerëve, kanë sjellë mjaft problematika.

 

Hysni Balliu dhe Robert Qeleshi, fermerë në fshatin Zvirinë, thonë se në një situatë të tillë do të jenë të detyruar të shtojnë trajtimet për kulturat bujqësore, që për ta përkthehet në kosto më të mëdha.

 

Hysni Balliu

 

Fermer

 

Në qoftë se vitin e kaluar mollën e kemi spërkatur nga 15 deri 17 herë , këtë vit do të jemi të detyruar të realizojmë 24 trajtime të tilla .

 

Specialist i bujqësisë, Arben Dulellari, sugjeron se fermerët duhet të shtojnë jo vetëm numrin e trajtimeve, por edhe dozën e preparateve kimike për çdo spërkatje.

 

Fermerët thonë se një spërkatje për mollën kushton 20 000 lekë, ndërsa me 24 spërkatje, që duhen këtë vit, kjo shumë shkon 480 000 lekë, që për ta është një shpenzim i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *