Subscribe

Duke filluar nga kjo e mërkurë do te publikohen emrat e te gjithë abuzuesve qe sorollatin qytetaret ne dyert e institucioneve. Rastet do të bëhen publike nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni e cila është e drejtuese e Task-Forcës.

 

Ajo që ka rëndësi të theksohet është se raste të mbetura pezull për vite, me kosto të mëdha, jo vetëm financiare por edhe morale, pasohet me një hetim administrativ. Përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar. Nga sot, çdo të mërkurë, paralelisht me rastet e zgjidhura, me ministren e Drejtësisë do të bëjmë me dije rastet e ndëshkimit dhe përgjegjësit.

 

Kryeministri Rama tha se është bere pune e madhe nga platforma e bashkëqeverisjes veçanërisht me legalizimet, ndërsa po punohet për krijimin e një pike të përbashkët mes zyrës së Aluizinit dhe Hipotekës.

 

Ne fund te takimit me koordinatoret e bashkëqeverisjes shefi i qeverise tha se është i ndërgjegjshëm qe platforma nuk mund te zgjidhe gjithçka pasi nuk është gjykate por inkurajon qytetaret qe te denoncojnë çdo rast abuzimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *