E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Delta i shfaq simptomat me vonesë në trup, ju infektoni të tjerët pa e ditur

Simptomat e COVID shfaqen me vonesë te njerëzit e infektuar me mutacionin Delta, duke i bërë që ata të transmetojnë koronavirusin pa e ditur.

 

Ky është përfundimi i një studimi të ri, të zhvillur në Kinë ku u analizuan 101 njerëz të infektuar me variantin indian midis majit dhe qershorit 2021, si dhe u morën të dhëna nga kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve.

 

Reklamë

Në fund, u zbulua se mesatarisht njerëzit filluan të kishin simptoma 5.8 ditë pas infeksionit fillestar dhe 1.8 ditë pasi u testuan për herë të parë positive.

 

Kjo do të thotë që këta njerëz ishin në gjendje të infektonin të tjerët për gati dy ditë para se të kishin ndonjë simptomë të sëmundjes. Kjo kohë është më e gjatë në krahasim me format më të vjetra të virusit.

 

Gjithashtu u zbulua se të infektuarit me Delta kishin ngarkesa më të larta virale në trupat e tyre.

 

Një numër i vogël i pjesëmarrësve në studim zhvilluan u infektuan edhe pas marrjes së dy dozave të vaksinës. Te këta individë ngarkesa virale u zvogëlua, veçanërisht në kulmin e infeksionit.

 

Njerëzit e vaksinuar gjithashtu kishin 65% më pak të ngjarë se njerëzit e pavaksinuar për të kaluar virusin te të tjerët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë