E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Delta detyron Holandën të rikthejë masat kufizuese

Kryeministri i Holandës, Mark  Rutte, njoftoi të premten në mbrëmje një seri masash për të ndaluar shpërthimin e rasteve Covid-19  në vend, duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës.

Brenda një jave, numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm dhe 7,000 raste të reja u raportuan këtë të premte, sipas Rutte.  Kjo e ka detyruar qeverinë të rishikojë lehtësimin e kufizimeve.

 

“Eshtë një re e zezë përpara diellit. Aktualisht, shkalla e infeksioneve është ngritur “në qiell”, kryesisht për shkak të variantitDelta. Nëse nuk bëjmë diçka, shkalla e infeksioneve do të rritet më tej.”

Reklamë

 

Qeveria ka vendosur të mbyllë të gjitha klubet e natës, ndërsa restorantet tani e tutje do të mbyllen në mesnatë. Të gjithë klientët në restorante dhe kafene duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash ndërmjet tyre.

 

Koncertet nuk do të lejohen dhe të gjitha ngjarjet që zgjasin më shumë se 24 orë do të anulohen.

 

Masat do të hyjnë në fuqi nga e shtuna në 6 të mëngjesit dhe do të zgjasin të paktën deri në 14 gusht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë